Nga Shqipëria / E Premte 15 Maj 2020, 17:05

Epike: Lëvizje pa shkelur rregullat, qytetari del me gomar në mes të Bllokut (Foto)

Tirana vazhdon të mbetet një zonë e kuqe dhe nuk mund të lëvizet me makinë pa autorizim. Një qytetar ka gjetur një zgjidhje epike, duke mos shkelur rregullat e vendosura nga qeveria.

Ai ka hipur në gomar dhe është parë duke shëtitur në rrugët e Tiranës. Burri është fotografuar në zonën e Ish-Bllokut dhe fotoja është publikuar nga "joqalbania". Qytetari shihet teksa ecën mbi gomar pranë godinës së Parlamentit Shqiptar.