Nga Shqipëria / E Premte 15 Maj 2020, 13:01

Italia lehtëson masat, zbulohet data kur qytetarët do lëvizin të lirë në të gjithë vendin

Me rënien e shifrave të të prekurve nga koronavirusi, Itali po nis lehtësimin e masave. Sipas një dekreti të siguruar nga "Reuters", është vendosur që nga 3 qershori të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve në të gjithë vendin. 

Qeveria po lëviz për të lehtësuar bllokimet nga koronavirusi dhe për të ringjallur ekonominë.

Masa të rrepta u vendosën në Itali në Mars, kur koronavirusi mbërtheu vendin dhe arriti shifra të frikshme të viktimave dhe të të prekurve.

Në draft dekretin, i cili akoma mund të modifikohet përpara se të miratohet, shkruhet gjithashtu se nga 18 Maji do të lejohen të gjithë udhëtimet brenda rajoneve të veçanta italiane.