Nga Shqipëria / E Premte 15 Maj 2020, 11:11

7 punonjës fasonerie të infektuar, rikthehet koronavirusi në këtë qytet shqiptar

Durrësi është rikthyer në mënyrë shqetësuese në hartën Covid, ndërkohë që më parë kishte dalë prej saj me të gjithë të sëmurët të shëruar. Shtatë persona të rinj janë konfirmuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Durrës.

"Abcnews.al" mëson se shtatë të infektuarit e rinj janë punonjës të rrjetit të fasonerive.

Një tjetër person u konfirmua me koronavirus dje në Durrës, i cili gjithashtu ishte punonjës i kësaj fasonerie.