
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. Një vogëlush rreth moshës 8-vjeç është mbytur në një rezervuar te "Parku Japonez".
Fëmija nuk është identifikuar ende dhe shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar. Shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”/ "Ballkan Web"