Nga Shqipëria / E Enjte 14 Maj 2020, 20:08

'Aromë dashurie', Kastro Zizo pozon për herë të parë me të birin e porsalindur

Me datë 3 Maj këngëtari i njohur Kastro Zizo u bë baba për herë të tretë në orët e para të mëngjesit. Partnerja e tij, Sara solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Dante Bega.

Së fundmi Kastro ka pozuar për herë të parë me vogëlushin. Ai po qëndron i shtrirë në krevat pranë Dantes, i cili është duke fjetur. Pranë tyre ndodhet dhe një qenush. "Aromë dashurie", ka shkruar këngëtari krahas fotos.

Kujtojmë se identiteti i partneres së Kastros u zbulua vetëm pak kohë më parë, kur ajo ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Ajo quhet Sara dhe është 25-vjeç.