Nga Shqipëria / E Enjte 14 Maj 2020, 21:09

Çifti i njohur i showbizit shqiptar: Pushimet këtë vit do i bëjmë me rulotë

Pasditen e sotme në një lidhje direkte për emisionin "Rudina" ishte aktori Eglein Laknori dhe partnerja e tij, Ana. Ata kanë treguar si po e kalojnë karantinën dhe kanë zbuluar se përgjatë këtyre ditëve iu është shtuar dashuria për njëri-tjetrin.

"Të them të drejtën ne ia kemi kaluar shumë mirë dhe jemi shumë të bekuar që patëm mundësinë që këtë ta shfrytëzonim në maksimum, jemi dashuruar më shumë, kemi nxjerrë në pah pasionet e fshehta, Egli me trompën, unë jam munduar të vizatoj", ka treguar Ana.

Po ashtu dyshja kanë folur dhe rreth pushimeve dhe se ku kanë ndërmend t'i kalojnë. "Kemi blerë një rulotë. Kemi menduar që pushimet e verës ne t'i bëjme me rulotë. Sa të mbarojë Klanifornia, të marrë dhe Ana leje dhe do nisemi. Pushimet do zgjasin gjithë Korrikun, pastaj mund të ikim dhe në fundjavë", tha Egleini.