Këtë Mbrëmje Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur shembjen e Teatrit Kombëtar. “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë, bazuar në akt-ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së teatrit Kombëtar”, thuhet në vendim.
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në emisionin "Opinion" se teatri do të rindërtohet sërish. "Bashkisë nuk i është lënë asnjë patate e nxehtë, ka vetëm një proces që zhvillohet sipas ligjit dhe ndarjes së punëve dhe Bashkia e Tiranës është agjencia që do ekzekutojë projektin. Ne nuk i kemi thënë merre prishe por merre ndërtoje. Ajo që mendoj se është e nxehtë është se vija e zjarrin sot është në spital, dhe lufta sot në Shqipëri është lufta për të mbrojtur shëndetin dhe garantimin e fazës së dytë të hapjes”, është shprehur Rama.


