Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte për emisionin "Opinion". Ai ka bërë me dije se shefi i komisariatit të policisë që mbulon zonën e Liqenit Artificial në Tiranë është shkarkuar mbrëmjen e djeshme nga detyra.
Vendimin e ka marrë drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu. Liqeni ishte i mbushur me qytetarë dhe pas përfundimit të orarit zyrtar dhe Veliu ka marrë menjëherë masa.
“Dje është shkarkuar shefi i komisariatit që mbulon zonën e liqenit në Tiranë. Dje pas orarit zyrtar ka pasur një numër shumë të lartë qytetarësh dhe drejtori Ardi Veliu ka vepruar menjëherë”, tha Rama.
