Nga Shqipëria / E Enjte 14 Maj 2020, 20:08

Mes lotësh, 18-vjeçarja në Maliq bën rrëfimin tronditës: Më tha do të dish si ndihet një femër?

Historia e vajzës 18-vjeçare nga Maliqi, e cila denoncoi të atin për ngacmim seksual ka tronditur mbarë mediat dhe publikun. Ajo ka treguar së fundmi për "Tv Klan" detaje nga mbrëmja e së Hënës kur i ati e ka ftuar të konsumojë hashash.

18-vjeçarja ka treguar se i ati është konsumues droge dhe e konsumon vazhdimisht. Ai i ka ofruar drogë të bijës duke i thënë "Pije se është e mirë" dhe vajza e ka provuar. Pas këtij momenti ka nisur dhe ngacmimi. Babai i ka kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale. "Më tha: 'Do të ndihesh si ndihet një femër?', i thashë nuk më intereson ik fli", ka treguar mes lotësh vajza.

"Vajta në fshat por nuk ishte ai. Ai erdhi në orën 22:00 të darkës, ndejta me shoqen e fëmijërisë deri në orën 10. Pastaj më mori në telefon edhe vajta në shtëpi. Vajta në shtëpi, kisha marr edhe për të ngrënë siç më tha ai, edhe nuk hëngra se nuk më hahej, dhe si je si ke kaluar dhe pastaj filloi piu. 

Është konsumues droge. Më dha drogë dhe mua, e provova. Nuk më detyroi, thjesht tha provoje se është e mirë. Pak minuta nga cigarja ka nisur ngacmimi. Po fliste përçart. Nuk flinte, unë i thashë fli gjumë flasim nesër. Më tha do të ndihesh si ndihet një femër? I thashë nuk më intereson, ik fli.

Më thoshte kam dëshirë vetëm një herë. Biseda, nuk më preku. Kisha frikë, po të mos ishte shoqja ime e ngushtë kushedi ku do isha unë sot. Bisedat ia çova shoqes. Ai ka ushtruar dhunë ndaj meje dhe mamit për 20 vite", tha 18-vjeçarja e tronditur.