Nga Shqipëria / E Enjte 14 Maj 2020, 20:08

Luana del në kopertinën e revistës së njohur turke dhe nuk mund të ishte më e lumtur (Foto)

Luana Vjollca është padyshim një ndër moderatoret më të suksesshmet në Shqipëri, e cila po merr famë dhe jashtë. Në fillim të këtij muaji ajo fitoi një çmim në SHBA. Luana u pëzgjodh "Best Abanian Act Artist" në "Golden Panther Music Awards 2020".

Së fundmi moderatorja ka arritur një tjetër sukses. Ajo ka zhvilluar një intervistë me revistën e njohur turke "Modda Turkey" si dhe ka dalë në kopertinën e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Luana e cila ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto të kopertinës, ku shihet me flokë të shkurtra dhe shumë në formë. “Shumë e lumtur për kopertinën dhe intervistën ekskluzive për revistën turke “Modda Turkey” të muajit maj!", ka njoftuar ajo.