Numri i viktimave nga Koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në 300 mijë (konkretisht 300.254 persona kanë humbur jetën). Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë në botë me numrin më të lartë të viktimave (85.488), ndjekur më pas nga Mbretëria e Bashkuar me 33.614 jetë të humbura.
Pas tyre rradhitet Italia me 31.368 viktima, Spanja me 27.321, Franca me 27.047. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në mbarë botën ka kaluar 4 milion, 4.479.249 persona. Shtetet e Bashkuara të Amerikës rradhiten vendi i parë në botë dhe për numrin më të lartë të të infektuarve (1.437.053).
Pas SHBA-së vjen Spanja (272.646), Rusia (252.245), Mbretëria e Bashkuar (233.151), Italia (223.096). Betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 1.682.924 persona në mbarë botën.
