Moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother, Alba Çobaj është 9-muajshe shtatzënë dhe lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur sot. Alba e ka mbajtur shtatzëninë të fshehur për 9 muaj, teksa tregon se barku ka fillur t'i duket në muajin e shtatë.

"Këto janë fotot e para me bark duke qënë se barku filloi të dukej në muaj të 7-të dhe plus dy muaj karantinë na u deshën mbyllur brenda dhe për pak s'do kisha asnjë kujtim shtatëzanë", shkruan Alba.

Në një postim tjetër moderatorja zbulon se ajo po pret një vajzë.

"Për pjesën e peshës duhet të them që falenderoj genet e mamit. Ajo nuk shtoi fare kg vetë gjatë shtatëzanisë, vetëm bark si puna ime.
Edhe pak dhe vajza jonë e vogël do jetë pranë nesh dhe mezi po e presim", shkruan Alba.

Në një intervistë për "Revista Class", Alba ka treguar se ajo dhe partneri i saj kanë 3 vite bashkë, por kanë preferuar lidhjen të mos e bëjnë publike.

"Unë dhe partneri im Migeni, aktualisht bashkëshorti, jemi së bashku prej gati tre vitesh dhe le të themi që kemi ndjekur etapat sipas radhës dhe kemi marrë kohën tonë për çdo veprim. I kemi bërë gjërat kur i kemi ndjerë pa u ndikuar nga asnjë rrethanë. Në maj të 2019-ës ne u fejuam dhe në tetor jemi martuar. Ndërkohë kishim të dy dëshirë të bëheshim prindër dhe Zoti na bekoi me një vajzë që gëzon shëndet të plotë. Besoj se kaq mjafton që të jemi të lumtur e të plotësuar. Nuk kam dashur ta bëj publike deri në momentin e lindjes meqë jam pak supersticioze. Megjithatë duke qenë se jam drejt fundit, vendosa ta ndaj me ju këtë lajm që sigurisht për mua është më i bukuri. Dhe pse vetë jam person publik kjo nuk do të thotë që duhet të bëja publik dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, siç është në këtë rast bashkëshorti. Kemi vendosur që ta shijojmë për vete gjithçka, siç shijuam të gjitha etapat e lartpërmendura", tha Alba.

Moderatorja tregoi se ka menduar edhe për emrin e vogëlushes, por do e zbulojë pas lindjes.



