Nga Shqipëria / E Enjte 14 Maj 2020, 15:03

Lihet i lirë ish-bashkëshorti i Albërije Hadërgjonajt

Një ditë pas arrestimit, Mentor Hadërgjonaj ka dalë nga burgu me masën 'detyrim paraqitje'. "Top Channel' raporton se arrestimi i tij u cilësua i paligjshëm nga gjykata.

Burime të gazetares Anila Hoxha, bënë me dije se 52-vjeçari u ndalua pas shtatë ditëve i shpallur në kërkim policor pasi është kallëzuar nga i vëllai për dhunë në familje. Adem Hadërgjonaj ka rrëfyer në polici se konflikti mes anëtareve të familjes nisi për posedimin e një objekti në Tiranë. Gazetarja Anila Hoxha thotë për "Top Channel" se Mentor Hadërgjonaj, 52 vjeç sipas të vëllait ka shkuar në ish ndërmarrjen e materialeve të prodhimit dhe i ka kërkuar familjarit të tij të dalë prej andej.

“Ata më kërcënuan se duhet të dal nga banesa që kam brenda këtyre ambjenteve –tregon kallëzuesi- më pas vëllai më kapi për fyti dhe pastaj këputi çelësat e objektit. S.K, nuk me preku me dorë, por më thanë se do më nxirrnin zvarrë“ shton më tej denoncuesi.

52-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën.

Mentor Hadërgjonaj njihet edhe si ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj. Albërie ka treguar se është martuar kur ishte 16 vjeçe. Ajo dhe Mentor u ndanë në vitin 2007.

Burimi: top-channel.tv