Nga Shqipëria / E Enjte 14 Maj 2020, 12:12

18-vjeçarja u ngacmua seksualisht nga babai, flet ish-kryeplaku: Të varet në litar

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq të Korçës ka tronditur mbarë opinionin publik. Një 18 vjeçare u ngacmua seksualisht nga babai i saj, i cili i kërkonte të kryenin marrëdhënie. 18-vjeçarja e regjistroi bisedën me të atin dhe e denoncoi. Pasi kanë mësuar këtë ngjarje tronditëse, banorët e zonës janë shokuar. Ish-kryeplaku i fshatit, Florant Demirllari në një intervistë për Abc News është shprehur se 37 vjeçari kishte marrëdhënie të mira me vajzën pasi shpesh kërkonte që dhe ajo të jetonte me të. Madje ai shprehej se shiste dhe gjakun për të mbajtur familjen, por nëse e ka bërë një gjë të tillë të varet në litar.

"Rodolfi jetonte në kushte të vështira ekonomike njihej si i rregullt për këto probleme. Na ka shokuar kjo ngjarje, nuk e di te ketë arritur deri aty, sepse ska qënë i tillë. Ai ka patur probleme me bashëshorten dhe shpesh herë ndaheshin dhe bashkoheshin, punonte sa kishte mundësi si elektricist dhe jashtë shtetit. Ai kërkonte që vajza të jetonte me të. Me vajzën kishte mardhënie shumë të mira . Nuk pranonte ta linte me nënën e saj sepse kishte dyshimet e tij. I ka paguar shkollën dhe i ka mbuluar shpenzimet ekonomike. Rodolfi ka shprehur më herët se ishte i gatshëm të shiste gjakun për të mbajtur familjen. Nëse vërtet e ka bërë, të varet në litar", është shprehur ish kryeplaku.