Nga Shqipëria / E Enjte 14 Maj 2020, 10:10

Politikania shqiptare e pranon publikisht: Kam thyer karantinën

E ftuar në "Ftesë në 5", së fundmi ishte politikania dhe gazetarja Saranda Hoda, e cila njihet edhe si Sasa. Bukuroshja nga Kosova tregoi gjatë intervistës se ka thyer karantinën dhe ka dalë të ecë, sepse kjo i bën mirë për shëndetin. 

“Kam thyer rregullin dhe kam dalë për ecje, sepse më bën mirë për shëndetin. Bëj rreze dielli në oborr, kështu më ka kaluar karantina”, u shpreh Sasa.

Sasa Hoda kohë më parë përballoi një sëmundje të rëndë. Ajoluftoi me sëmundjen e rrallë të quajtur Hemangioma dhe arriti me sukses ta mposhtë atë.