Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj e ftuar në emisionin "Abc-ja e Mëngjesit" në Abc News, deklaroi se shtyrja e orarit të hapjes së bareve dhe restoranteve pas orës 17:30 do të vendoset në fund të muajit. Gjithçka do të varet nga shifrat e reja të të prekurve me koronavirus.
“Ky 10-ditësh duhet të jetë në favor të biznesit për t’u bërë gati. Vendimmarje për orarin deri në 17:00 nuk do të jetë e vazhdueshme por për të parë ecurinë dhe mund të ndryshojë brenda dy javësh në varësi të shifrave.
Nëse deri në fund të muajit edhe me hapjen e restoranteve nuk kemi rritje të shifrave, besoj se lehtësimi do jetë edhe më i zgjeruar.
Biznesi nuk ka qenë si do jetë dhe kjo nuk është vetëm në Shqipëri. Të gjithë ne po mendojmë si të qasemi në këtë situatë”, tha Denaj.
