Drejtoria e Përgjthshme Detare dhe Autoriteti Portual Durrës ka reaguar lidhur me lajmin për rinisjen e udhëtimeve drejt Italisë me traget. APD raporton se lajmi i komunikuar ditën e sotme nuk është i vërtetë dhe transporti detar për pasagjerët nga dhe drejt Italisë mbetet ende i pezulluar deri në një urdhër të dytë të Autoriteteve shqiptare dhe italiane!
“I kërkojmë kompanive private që operojnë në hapësirën portuale, sikundër dhe mediave, të mos shpërndajnë njoftime të paverifikuara në rrugë zyrtare, sidomos në situatën në të cilën ndodhemi. Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë”, shkruhet në reagimin e APD.
Tragetet ndërprenë lundrimet në datë 10 Mars.
