Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Maj 2020, 15:03

Rudina Hajdari e revoltuar pas mbledhjes: Këta i shkelin syrin njëri-tjetrit

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politikm Rudina Hajdari ka folur me tone të ashpra duke u shprehur se mazhoranca dhe opozita sipas saj nuk duan ndryshimin e sistemit. Hajdari theksoi se ajo do ta vazhdojë betejën për ndryshimin e sistemit, pasi për këtë qëllim u kthye nga Amerika në Shqipëri. 

“Ky Këshill politik është kthyer në një treyzë ku diskutohen çfarë tha Rama, çfarë tha Basha. Kjo ndodh sepse kur vjen puna për të diskutuar sistemin zgjedhor këta mundohen ti bëjnë bisht. Këta i shkelin syrin njëri-tjetrit. Vinë aty duke diskutuar çështje pa rëndësi për qytetarët shqiptarë. E kam thënë dhe do vazhdoj betejën time për ndryshimin e sistemit, se në këtë vend nuk ka as liri dhe as demokraci. Në Shqipëri kam ardhur vetëm për këto dy parime. Në momentin që shpreha mendimin tim në parlament u quajta tradhtare. Këtë betejë do e çoj deri në fund. Qytetarët të më bashkohen në këtë betejë që të ndryshojmë sistemin zgjedhor. Përndryshe do mbetemi në duart e tyre. Unë kam besimin që çdo demokrat real, çdo grua, nënë apo student do më bashkohet në këtë betejë. Kjo gjë ka për të ndodhur. Momenti është tani. Ne po bëjmë një reformë zgjedhore, ta ndryshojmë këtë sistem zgjedhor. Unë për këtë kam ardhur në Shqipëri. Këta janë shkelin syrin njëri tjetrit. Në momentin që bëhet fjala për ndryshimin sistemi, qershia mbi tortë ishte kur Damian Gjiknuri foli në emër të Petrit Vasilit. Unë e di që qytetarët shqiptarë e duan këtë betejë. Kur ulem në atë tryezë nuk kam asnjë interes personal”, u shpreh Hajdari.