Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Maj 2020, 23:11

Kur do të nisë sezoni turistik në Shqipëri? Flet Klosi

Ministri Bledi Klosi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte për emisionin "Opinion". Ai ka folur rreth nisjes së sezonit turistik. Klosi u shpreh se sezoni nis në këtë periudhë por nuk ka (sepse kurrë nuk ka patur) një datë fikse.

“As ka patur as ka për të patur ndonjëherë një datë sezoni turistik. Sezoni turistik përgjithësisht fillon në këtë periudhë. Kemi qene shumë mirë pasi Maji asnjëherë nuk është komsideruar sezon, tani e kemi konsideruar edhe Majin sezon. Sezoni do të nisë kur të ulet çarteri i parë me turistë të huaj, apo kur të hapet kufiri me Kosovën”, u shpreh Klosi.