Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Maj 2020, 21:09

Karantina e ndau nga e dashura, Gent Fatali flet hapur për ndjenjat e tij

Prej kohësh Gent Fetali është në një lidhje me motrën e Loredanës, Rozafën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, ndërmjet fotove që publikon pranë të dashurës.

Dyshja po e kalojnë të ndarë karantinën pasi Rozafa ndodhet në Gjermani ndërsa Genti në Kosovë. Ai ishte i ftuar në një lidhje direkte për emisionin "Vizioni i pasditës" dhe ka treguar se me të dashurën komunikon online dhe se e ka marrë malli.

“E shoh, ja siç ju shoh juve. Me Skype, Whatsapp, Viber, kështu aplikacionesh. Nuk di ç’të them, por karantinimi ka të mirat e veta, sepse rritet malli”, u shpreh Genti.