Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Maj 2020, 20:08

Dua Lipa bëhet xheloze në maksimum për të dashurin, shihni ç'bën ajo

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Anwar Hadid, janë kthyer në një prej çifteve më të komentuar të Showbizit. Marrëdhënia mes tyre ecën në hapa shumë seriozë dhe dyshja jep çdo ditë e më shumë prova për këtë.

Në episodin virtual të "Watch What Happens Live", Dua ka treguar detaje të reja rreth lidhjes së tyre. Ajo ka treguar se për herë të parë janë takuar në një barbekju.

Po ashtu Dua ka pranuar se është një e dashur shumë xheloze, madje njëherë ia ka kontrolluar dhe mesazhet.  “Kam një rrëfim për të bërë … personi të cilit i kam kontrolluar mesazhet ishte i dashuri im, i dashuri im aktual”, tha ajo.