Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Maj 2020, 19:07

Bikini, pishinë.../ Festë në shtëpinë e Zaimina Vasjarit (Pamjet)

Për Zaimina Vasjarin sot është një ditë e rëndësishme pasi motra e saj, Beliola feston ditëlindjen. Biznesmenia, Zaimina e cila dikur ishte edhe këngëtare, ka vendosur ta festojë ditëlindjen e të motrës me një festë të organizuar në oborrin e shtëpisë.

Zaimina ka postuar disa foto e video nga dreka e shtruar pranë pishinës. Në njërën prej fotove ajo shfaqet me bikini, në super formë edhe gjatë karantinës, teksa e uron motrën me këto fjalë: "Gëzuar për Demin më kokëfortë që duron një Binjak të çmendur si mua. Gëzuar ditëlindjen motra më e mirë në botë".

Në një postim tjetër, Zaimina ka publikuar si rrallëherë një foto nga fëmijëria ku shfaqet me Beliolën. "Afër ose milje larg, motrat gjithmonë janë bashkë me zemër", shkruan Zai krah fotos.

Në disa video të tjera ajo shfaqet duke u larë në pishinë me vajzën Khloe.

Me siguri kjo festë surprizë nga Zaimina e ka lumturuar pa masë Beliolën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by á´¢á´?ɪᴍɪɴá´? á´ á´?sá´?á´?Ê?ɪ (@zaimina_vasjari) on