Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Maj 2020, 18:06

'Duhet të jepni shembull si persona publik që jeni', Xhemi i kthehet ndjekëses: Unë kënaqem nga...

Dy moderatoret shumë të dashura për publikun, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu u takuan këtë të Mërkurë pas karantinës. Dyshja dolën së bashku për pazar dhe Arbana publikoi një foto ku shiheshin pa maska. "Përpara se të filloni, maskat u hoqën vetëm sa për foto", shkruante ajo.

Shumica e ndjekësve kanë komentuar që Xhemi duhet të lidhë lidhësën e atleteve dhe nuk ka munguar një koment nga moderatorja. "Ke harruar të sqarosh edhe që atletja është e lidhur...ose që rashë...varet çfarë kanë qejf të lexojnë", ka shkruar ajo.

Më pas një ndër ndjekësit ka replikuar: "Tani ti Xhem...meqë merresh me humor duhet skenarin e "Portokallisë" ta bësh këtu, u zgjidh atletja se ndodhi kështu...Aman mos ma vrisni mendjen, ju vërtetë duhet të jepni një shembull si persona publik që jeni, por kjo s'do të thotë që jeni të censuruara prej këtij vendimi personal. Jeni yje të dyja".

Moderatorja i ka kthyer një përgjigje duke shkruar se ajo kënaqet nga komentet. "Unë kënaqem nga komentet moj, fantazi paçi gjithmonë", shprehet Xhemi.