Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq të Korçës, ku një 37-vjeçar ka abuzuar seksualisht me të bijën e tij 18 vjeçe. Ka qenë vetë vajza që e ka denoncuar të atin në polici.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se 18-vjeçarja jetonte me të ëmën te gjyshja në Korçë, pasi prindërit e saj ishin në prag divorci. Burime i thanë gazetares Kodra se 18-vjeçarja ka regjistruar të gjithë bisedën me të atin, i cili i kërkonte të kryejnë marrëdhënie seksuale.
Një ditë më parë vajza i është drejtuar policisë, duke denoncuar babanë e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vloçisht.
Burimi: balkanweb.com
