Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Maj 2020, 09:09

Ministri i Brendshëm: Deri në këtë datë nuk do të udhëtohet jashtë vendit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ftuar në "Opinion", deklaroi se deri në datën 15 Qershor nuk do të mund të lëvizim jashtë vendit. Lleshja u shpreh se ky vendim mund të shkojë edhe më tej 15 Qershorit dhe gjithçka do të varet nga situata.

Blendi Fevziu: Ju mendoni se deri në 15 Qershor do jetë e pamundur të kemi një komunikim me BE?

Sandër Lleshaj: Pothuajse po, të paktën nga informacionet e fundit që kam unë, me BE deri në 15 Qershor ne nuk do kemi mundësi të udhëtojmë.

Blendi Fevziu: Rrezikon që kjo të shkojë edhe përtej 15 Qershorit?

Sandër Lleshaj: Edhe mund të shkojë, edhe Korea e Jugut që ishte model i menaxhimit të mirë të situatës, ditët e fundit ka tendenca shqetësuese…

Blendi Fevziu: Në momentin e hapjes së kufijve, do të ketë aplikime të rregullave ekstra, tentativa për karantinime… apo do të vijojë normalisht hapja e kufijve?

Sandër Lleshaj: Deri kur virusi të jetë zhdukur ose të jetë një vaksinë që siguron mbrojtjen, jeta nuk mund të jetë normale. Pra nuk mund të ketë jetë siç kishim para virusit, këtë quaj jetë normale.