Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Maj 2020, 11:11

200 euro një tenxhere, moderatorja shqiptare tregon sa ka harxhuar gjatë karantinës

Moderatorja e njohur shqiptare, Kaltrina Mikushnica ishte e ftuar në "Ftesë në 5", ku në një intervistë me Bieta Sulon tregoi si po e kalon periudhën e vetëkarantimit në shtëpi.

E pyetur nga Bieta se cila është shifra që ka shpenzuar më shumë këtë kohë pandemie, Kaltrina tregoi se është 200 euro. Moderatorja ka shpenzuar këtë shumë për të blerë një tenxhere me presion.

“200 euro, kam blerë tenxhere me presion. Ajo mu ka dashur dhe atë e bleva. Por kam blerë dhe lule, drita për shtëpinë”, u shpreh Kaltrina.