Nga Shqipëria / E Martë 12 Maj 2020, 11:11

E fundit/ Vetëm 4 të prekur 24 orët e fundit, ja në cilat qytete janë rastet e reja

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 4 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, ashtu si edhe ditën e djeshme. 

Në 24 orët e fundit janë testuar 243 persona të dyshuar, nga të cilët 4 kanë rezultuar të infektuar, 2 në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat.

Kështu numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 876. 

682 qytetarë janë të shëruar.

Aktualisht janë 24 pacientë të shtruar, 1 prej tyre në terapi intensive.