Nga Shqipëria / E Martë 12 Maj 2020, 16:04

Pas 12 vitesh bashkë, ndahet çifti i njohur i showbizit

Pas 12 vitesh me njëri-tjetrin dhe një martese, nga e cila erdhën në jetë dy fëmijë, çifti i njohur i showbizit italian, Alberto Aquilani dhe Michela Quattrociocche janë ndarë.

Çifti shprehet se ndarja ka qenë e pashmangshme. 

“Në këtë moment të vështirë do kishim preferuar heshtjen. Vendosëm të pajtohemi me njëri tjetrin dhe me shumë respekt të ndaheshim. Ishte një zgjedhje e ndërgjegjshme, e vuajtur, por e pashmangshme", ka deklaruar çifti.

Alberto, futbollist dhe Michela, aktore ishin bashkë që prej vitit 2008. Ata u martuan në vitin 2012 dhe janë prindër të dy vajzave.