Pëllumb Pipero i ftuar në "Open" u shpreh kundër vendimit për moslejimin e larjes në det. Sipas mjekut rëra dhe uji i detit luftojnë infeksionet, qoftë edhe koronavirusin.
“Uji i detit pastron lëkurën dhe rrugët e frymëmarrjes, forcon mekanizmat mbrojtës, u bën masazh muskujve dhe u kthen fortësinë, gjithashtu ndikon pozitivisht për hundën dhe fytin”, shpjegoi Pipero.
Mjeku theksoi se nuk duhen lejuar në asnjë mënyrë shkuma party apo grumbullime të rinjsh në ambiente siç janë lokalet.
“Lokalet e natës nuk do ti këshilloja të hapeshin, në asnjë mënyrë. Edhe këto shkuma party-t, nuk do i këshilloja”, u shpreh Pipero.
