Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Maj 2020, 00:12

Pipero: Ndaloj njerëz në rrugë, i them pse mbani maska e doreza?

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero i ftuar në "Open" në Top Channel tha se maskat dhe dorezat duhet të mbahen në ambiente publike dhe urban, por jo kur qytetarët ecin rrugës. Madj ai solli rastin e një çifti që kishte ndaluar vetë në rrugë. 

“Virusi vazhdon të qarkullojë dhe është e domosdoshme të ruajmë distancën fizike 1.5-2 metër. Dhe në ambientet publike dhe në transportin urban duhen maska. Unë them maskat dhe dorezat rrugës nuk duhet të mbahen, nuk është e nevojshme. Unë vet shikoj njerëz rrugës, ecin burrë e grua me maska e doreza. Edhe i kam ndaluar ju kam thënë pse i mbani? Është e kot”, tha Pipero.