Gruaja më e moshuar në Spanjë ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin. 113 vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve u infektua nga koronavirusi në prill dhe ka qëndruar në vetëizolim në shtëpinë e saj.
Maria Branyas ka arritur të mposhtë gripin spanjoll në vitet 1918-1919, dy luftërat botërore dhe luftën civile në Spanjë nga 1936-1939.
Daily Mail shkruan se e moshuara do të jetë pjesë e ekzaminimeve se si ka arritur që t’i mbijetojë virusit, duke qenë se kishte edhe sëmundje të tjera shpqëruese. Maria tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe shprehet se ka kaluar situata edhe më të vështira.

