Nga Shqipëria / E Martë 12 Maj 2020, 21:09

Zbulohet reality show më i ri që nis në Top Channel

Në ekranin e Top Channel do të nisë së shpejti një reality show i ri. Lajmin e ka bërë të ditur blogerja e njohur nga Kosova, Argjira Spanca e cila do të jetë autorja dhe moderatorja e këtij reality show.

"She's on Top", titullohet ky show që do të jetë një mundësi për vajzat që aspirojnë të bëhen modele. 

Për modelet çdo të diel do të ketë sfida të ndryshme dhe njëra prej tyre do eliminohet. 

“Jam shumë e lumtur teÌ? anoncoj që do jem autorja e reality show më të ri në Top Channel. SHE’S ON TOP! Për të gjitha gocat që aspirojnë teÌ? bëhen modele, mund teÌ? aplikoni tek linku në bio”, shkruan Argjira.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Argjira Spanca (@argjiraspanca) on