Nga Shqipëria / E Martë 12 Maj 2020, 13:01

Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të dytë

Kryeministri Edi Rama ishte sit në depon farmaceutike në QSUT dhe u shpreh se Shqipëria duhet të përgatitet për një valë të dytë infeksionesh. Rama u shpreh se situata është problematike sepse me relaksimin e masave edhe njerëzit nuk po i zbatojnë si më parë ato.

"Çdo gjë mund të ndodhë”, tha Rama.

“Ne duhet ta përgatisim sepse çdo gjë mund të ndodhë. Duhet të jemi gati. Është shumë problem kjo situatë e hapjes sepse edhe mënyra si shkoi gjëja, njerëzit u relaksuan. Shumica e kupton që ishte rezultat i shtrëngimit të fortë, por megjithatë jeta, rutina, zakonet janë shumë të forta, kështu që ne duhet të përgatitemi për eventualitin e një vale tjetër. Po lexoja një artikull për gripin spanjoll, vala e dytë ishte do Zoti mos na sjell para një sprove të tillë, por duhet të jemi të përgatitur”, tha Rama.