Nga Shqipëria / E Martë 12 Maj 2020, 11:11

U shpall zonë e gjelbër, ky qytet shqiptar futet sërish në hartën Covid

Pas shpalljes zonë e gjelbër për shkak se nuk kishte më raste me koronavirus, Berati ka regjistruar sot një tjetër infeksion. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se 24 orët e fundit janë regjistruar 4 raste të reja, 1 prej tyre në Berat.

"Abc News" raporton se rasti i ri është një punonjëse e Ujësjellës Kanalizime në Berat. Ajo kishte shfaqur shqetësime prej një jave dhe ka rezultuar pozitive pas tamponit.

Aktualisht punonjësja ndodhet e karantinuar në banesën e saj.