Nga Shqipëria / E Martë 12 Maj 2020, 10:10

Me bikini në mes të Tiranës, shokon gazetarja shqiptare

Një gazetare ka marrë vëmendjen e të gjithëve mëngjesin e sotëm me mënyrën si ka zgjedhur të raportojë. Gazetarja e emisionit të mëngjesit "Aldo Morning Show" është shfaqur me bikini në mes të Tiranës.

Gazetarja mban veshur edhe një xhaketë të verdhë, shall në kokë e syze, një look ky për plazh. 

Teleshikuesit sigurisht janë habitur nga kjo pamje, por edhe kalimtarët e rastit që kanë kthyer kokat.