Për shkak të masave që janë marrë për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi, larja në det vazhdon të jetë e ndaluar deri në një njoftim të dytë. Por qytetarët kanë nisur plazhin dhe së fundmi pamë shumë personazhe të famshëm që postonin foto nga jugu.

Një prej tyre ishte edhe blogerja Anxhelina Kotorri e cila postoi edhe disa foto ku shfaqej e veshur me shumë stil dhe elegante teksa pozonte në Drimadhes. Mirëpo Anxhelina paska marrë një gjobë për këtë udhëtim në jug.

Këtë e zbuloi fotografja e njohur, Fjoralba Maliqi e cila postoi një status ku shprehej e habitur sesi e marrin lejen ata që po bëjnë plazh në Dhërmi e Drimadhes. Nga mesazhet Fjoralba mësoi se janë pa leje dhe madje Anxhelina i kishte shkruar se ka marrë gjobë.

"Morëm gjobë dhe ne", i ka shkruar Anxhelina Fjoralbës. "Jaaa të dashur miq, se ta kisha inatin ty Anxhelina. Sheh Zoti! Hahaha", shkruan Fjoralba.

