Situata nga Koronavirusi duket e rëndë në Rusi. Brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 11.656 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 221.344.
Me këto shifra Rusia ia ka kaluar zyrtarisht Italisë, e cila ka kaluar në vendin e pestë si vendi më i prekur (219.814 të infektuar). Rusia është shteti i katërt në botë me numrin më të lartë, pas SHBA-së, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shënuar 94 viktima, duke e çuar numrin e jetëve të humbura në 2.009.
