Nga Shqipëria / E Hënë 11 Maj 2020, 21:09

Sytë zemra: Capital T i bën të ëmës dhuratën më të bukur në ditën e saj

Reperi shumë i dashur për publikun, Capital T ka surprizuar të ëmën në ditën e nënave. Ai shkruar një këngë posaçërisht për të dhe ia ka kënduar në ditën e saj speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi, i cili me anë të një postimi në Instastory ka treguar se ky projekt do të jetë pjesë e albumit të tij të fundit muzikor. Albumi titullohet "Skulpturë" dhe fansat mezi po e presin.

"Bëra një këngë për mamanë time dhe ia këndova në ditën e nënave. Ndjenja më e mirë që kam përjetuar, e dua shumë", ka shkruar Capitali.