Nga Shqipëria / E Hënë 11 Maj 2020, 23:11

I ati merr çmimin e rëndësishëm dhe Morena nuk mund të ishte më shumë krenare

Këngëtarja e njohur Morena Taraku ka treguar gjithmonë se i ati është njeriu më i rëndësishëm në jetën e saj. Ajo publikon shpesh foto dhe video të ndryshme pranë tij, duke e cilësuar si mbështetjen më të madhe.

Së fundmi përmes një postimi në rrjete sociale, Morena ka treguar se i ati ka marrë një çmim të rëndësishëm në Kosovë. Ai ka marrë çmim për kontributin e tij në fushën e artit filmik dhe këngëtarja ndihet shumë krenare.

“Urime babushi jem, e meriton se prej që kam qenë fëmijë, ke dhënë për artin shqiptar në teatër, në filma e në gjenerata. Të dua", ka shkruar Morena.