Deputeti Kujtim Gjuzi ka realizuar së fundmi një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory. Ai iu ka kthyer përgjigje pyetjeve të ndryshme dhe ka zbuluar arsyen pse është ndarë nga bashkëshorja.

"Si je deputet? Pse u ndave me gruan në këtë moshë?", i shkruan një ndër ndjekësit. Gjuzi ka publikuar një foto me një zonjë me flokë kaçurrela duke treguar se është ajo arsyeja.

"Arsyeja e vetme pse deputeti Kujtim Gjuzi u nda nga bashkëshortja dhe do ndahesha edhe 1 mijë herë të tjera, vetëm për këtë femër", ka shkruar ai.



