Nga Shqipëria / E Hënë 11 Maj 2020, 18:06

Aplikimi për kartat ID dhe pasaportat/ Rama tregon si do të veprohet

Këtë të Hënë përmes një postimi në Facebook ka treguar si do aplikohet për kartë ID dhe pasaportë. Ai ka njoftuar se tani mund të merren duke aplikuar online në e-albania.

"Pasi merr aplikimin policia e shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar. Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë anticovid19”, ka njoftuar Rama.