Këtë të Hënë përmes një postimi në Facebook ka treguar si do aplikohet për kartë ID dhe pasaportë. Ai ka njoftuar se tani mund të merren duke aplikuar online në e-albania.
"Pasi merr aplikimin policia e shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar. Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë anticovid19”, ka njoftuar Rama.
