Nga Shqipëria / E Hënë 11 Maj 2020, 14:02

Fotinia iu kthye ashpër pas sherrit tek 'Aventurierët', reagon Dodo: Ti ke inat

Sherri i bujshëm në emisionin "Aventurierët", ku ish-banorja e "Big Brother 9", Dodo Sejdiu kapi prej flokësh konkurrenten, bëri bujë së fundmi. Pas këtij sherri, reagoi një tjetër ish-banore shumë e njohur, Fotini Derxho. 

"Sinqerisht jam pa fjalë! Nuk e di si mund të përcillen nga televizioni skena të tilla dhune! Çfarë po përcillet me këto pamje te publiku? Ok e kuptuam, jo ndonjë emision që ka ndonjë qëllim edukues apo ku di unë çfarë po të paktën a ka njeri që vendos rregulla? Në çdo vend të botës ka institucione që monitorojnë televizionet dhe dënojnë skenat e dhunës, ndërsa ne i shfaqim në televizion? Çfarë nuk shkon me ne? Çfarë po mundohemi të tregojmë me këtë pamje? Turp", shkruante Fotinia.

Pas statusit të Fotinisë, Dodo vendosi të reagojë me një video ku shfaqet duke kënduar këngën "Gooba", dhe pikërisht pjesën: "Ti ke inat, shumë inat, ai ka inat, ajo ka inat, s'më plas, vazhdo ki inat".