Nga Shqipëria / E Hënë 11 Maj 2020, 11:11

Vetëm 4 të prekur sot/ Shqipëria shënon numrin më të ulët të rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 4 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Sot është shënuar numri më i ulët i rasteve pozitive në vendin tonë. 

Në 24 orët e fundit janë testuar 121 persona të dyshuar, nga të cilët 4 kanë rezultuar të infektuar, 2 në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër.

Kështu numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 872. 

654 qytetarë janë të shëruar.