Nga Shqipëria / E Diel 10 Maj 2020, 15:03

Olti Curri largohet nga 'Përputhen'? Flet opinionisti: Ulu se të vrava...

Prej disa javësh në "Përputhen" është vënë re mungesa e Olti Currit. Fansat janë shqetësuar për largimin e tij dhe i kanë dërguar një mori mesazhesh, të cilat opinionisti i ka publikuar në profilin e tij të Instagramit.

"Olti ku je? Ose nuk ishe te "Përputhen"? Nuk ka kuptim pa ty", "Unë nga ty e shikoja", "Na mungon shumë", "Ndihet mungesa jote", këto e shumë mesazhe të tjera. "Ulu se të vrava, ngrihu se të vrava. Ça të bëj të iki sot apo jo?", ka shkruar Olti krahas fotove.

Sigurisht ndjekësit i kanë kërkuar të kthehet dhe ai ua ka plotësuar dëshirën. Ai ka publikuar një foto me Nevinën, krahas së cilës shkruan: "Dëshira juaj është urdhër!"