Debate të forta ka pasur në puntatën e sotme të rubrikës "Përputhen", mes Antonetës dhe Brikenos. Ky i fundit erdhi në emision me qëllimin e qartë për të bërë për vete Antonetën. Ata kanë pasur tre takime së bashku ku nuk munguan dhe letrat e dashurisë të Brikenos në drejtim të Antonetës. Mirëpo pas hyrjes së vajzës më të re, Brikeno ka ndryshuar mendje.

Në puntatën e sotme Brikeno u shpreh se nuk do të dal më në takim me Antonetën sepse sipas tij ajo e ka lënë në hije dhe nuk i ka dhënë mundësi për ta njohur.

Pas kësaj deklarate mes Brikenos dhe Antonetës nisi debati me tone të larta. Në debat e sipër, Antoneta i iu drejtua Brikenos me fjalët: “Brikeno, ty me të fal ta kanë futur”.

Ndërkohë Brikeno tha se tani është i interesuar vetëm për Margaret dhe i dhuroi asaj puthjen e parë.
