Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se koronavirusi mund të hyjë në trup përmes syve, pasi zbuluan se sytë përmbajnë një proteinë që infeksioni e përdor për t'u lidhur me qelizat. Covid-19 kapet në receptorët ACE-2 në qelizat brenda trupit. Këta receptorë gjenden në traktin respirator dhe në mushkëri, ku virusi së pari infiltron qelizat.
Një ekip nga Universiteti Johns Hopkins kanë zbuluar se sytë prodhojnë ACE-2, duke i bërë ata një shenjestër për virusin. Që do të thotë nëse spërkalat nga teshtima ose kolla e një personi të infektuar do të binin në sipërfaqen e syrit, virusi mund të fillojë infiltrimin e qelizave aty.
Kjo shpjegon pse disa pacientë kanë vuajtur nga konjunktiviti, një inflamacion i syrit që e bën syrin të kuq dhe të infektuar.

Shkencëtarët zbuluan se ACE-2 ndodhet në kornea (A dhe B, e zmadhuar në C) dhe limbus (E, e zmadhuar në F), i cili është kufiri midis korneas dhe të bardhës së syrit.
Sipas shkencëtarëve virusi jo vetëm që mund të hyjë në trup përmes syve, por lotët mund të shërbejnë si përhapje e infeksionit.
Doktor Zhou dhe kolegët e tij u shprehën: "Rezultatet tregojnë se qelizat sipërfaqësore të syrit, përfshirë konjunktivën, janë të ndjeshme ndaj infeksionit nga SARS-CoV-2, dhe për këtë arsye mund të shërbejnë si një portë hyrje, si dhe një rezervuar për transmetimin e infeksionit nga person në një tjetër".
