Aktori shumë i njohur turk, Burak Deniz ka bërë aksident teksa udhëtonte me makinën e tij. Burak, i cili është i njohur nga seriali "Dashuria nuk njeh fjalë", i transmetuar në ekranet shqiptare, ka përplasur një motorrist.

Policia me të mbërritur në vendngjarje i ka bërë testin e alkoolit aktorit dhe ka rezultuar se ai ishte i dehur.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të plagosur rëndë. Burak Deniz është dënuar me marrje patente për 6 muaj dhe një gjobë prej 1.228 lira turke.







