Nga Shqipëria / E Diel 10 Maj 2020, 22:10

'Na e bëtë varr vendin', i moshuari vlonjat përplaset me policin që nuk e lë të lahet në det (Video)

Për shkak të masave që janë marrë për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi, larja në det është e ndaluar deri në një njoftim të dytë. Megjithatë ditët e fundit qytetarët e kanë thyer karantinën e janë nisur drejt plazheve.  

Një qytetar sot në Vlorë ka shkuar për t'u larë në det, por është ndaluar nga policia. Në videon e siguruar nga "abcnews.al", i moshuari vlonjat dëgjohet teksa flet i indinjuar që policia nuk e lë të lahet. 

"I terrorizuat njerëzit është turp kjo që bëni. Unë dal dhe rri në buzë detit, po na nxini jetën, na e bëtë varr vendin", thotë i moshuari.