Për shkak të masave që janë marrë për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi, larja në det është e ndaluar deri në një njoftim të dytë. Megjithatë ditët e fundit qytetarët e kanë thyer karantinën e janë nisur drejt plazheve.
Një qytetar sot në Vlorë ka shkuar për t'u larë në det, por është ndaluar nga policia. Në videon e siguruar nga "abcnews.al", i moshuari vlonjat dëgjohet teksa flet i indinjuar që policia nuk e lë të lahet.
"I terrorizuat njerëzit është turp kjo që bëni. Unë dal dhe rri në buzë detit, po na nxini jetën, na e bëtë varr vendin", thotë i moshuari.
